Foto: REL/Reuters

Rritet numri i vdekjeve nga COVID-19 në Nju Jork

Shteti i Nju Jorkut në ShBA raportoi 731 vdekje të tjera nga coronavirusi, rritja kjo më e madhe një-ditore, pas dy ditësh të stabilizimit të të dhënave.

Por shtrimet në spital të pacientëve po ngadalësohen, raporton New York Times.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew M. Cuomo, ka thënë se vdekjet ishin një tregues i vonuar, dhe tregoi një normë në rënie të hospitalizimeve, duke shtuar se shteti ishte akoma duke projektuar që përhapja e virusit ishte duke u rrafshuar.

Lajmi pasoi indikacionet që tregonin se përhapja mund të ngadalësohej në vende si Kina dhe Italia.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu