COVID-19

Rritet numri i të spitalizuarve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar, se ka shënuar rritje numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportimet e datës 24 korrik 2022, të spitalizuar janë  107 pacientë të cilët po trajtohen nga coronavirusi, thuhet në njoftim.

SHSKUK ka njoftuar tutje se saporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme është: Klinika Infektive, 28 pacientë dhe 2 pacientë në Repartin Intensiv, Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 tpacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.

Aktualisht në Kosovë janë 9,408 raste aktive me COVID-19.