Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

19 persona janë shëruar nga coronavirus në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me anë të një njoftimi ku ka treguar edhe se sot janë konfirmuar 18 raste të reja me coronavirus.

Numri i personave të shëruar sipas IKSHP-së, deri më sot është gjithsej 690 raste.

IKSHP gjithashtu ka njoftuar edhe se sot janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive.

Mostrat janë marrë nga kontaktet e të prekurve të tjerë me corona virus.

18 raste janë pozitive sipas IKSHP-së nërsa vendet e prekura janë Gjilani, Ferizaj dhe Komuna e Vushtrrisë.

“Nga data 08 shkurt deri më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.942 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 945 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKSHP.