Ilustrim

Rritet numri i të prekurve nga coronavirusi në SHBA

Coronavirusi në ShBA ka filluar të përhapet dhe deri më tani 2 persona kanë vdekur ndërsa 33 raste të reja janë raportuar me këtë virus.

2 personat e vdekur nga Virusi janë nga King Contry.

11 persona në Nju Jork janë prekur nga coronavirusi, 2 në Uashington, 3 në Maryland ku thuhet se të gjithë kishin udhëtuar kohëve të fundit jashtë shtetit.

Tutje 2 raste të tjera janë në Kolorado, ku njëri nga ta kishte udhëtuar për në Itali i cili ishte në kontakt me një person të prekur nga coronavirusi jasht Kolorados.

Gjithashtu edhe në Massachusetts, Gjeorgji, Indiana si dhe në Karolinën e Veriut raportohet për nga një rast me Coronavirus, ndërsa në Pensilvani raportohet për 2 persona të prekur.

Mbi 100 mijë persona në botë deri më tani janë prekur nga ky virus, rreth 3 mijë kanë vdekur dhe mbi 56 mijë të tjerë janë shëruar.