Rritet numri i të infektuarve që kanë nevojë për trajtim spitalor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është duke trajtuar 179 pacientë të infektuar me coronavirus.

Ky numër po rritet ndjeshëm nga dita në ditë. Vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim 22 të infektuar.

Sipas ShSKUK-së, prej tyre 177 janë  të konfirmuar me Covid-19 dhe 2 pacientë të negativizuar nga Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 119  pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 71  pacientë, në mjekim intensiv në Klinikë Infektive 5  pacientë, në klinikën e Pediatrisë 10 pacientë, në klinika Obstetrike Gjinekologjike 11 pacientë.

Kurse në Spitalet e Përgjithshme Regjionale po trajtohen gjithsej 81 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 8  pacientë, Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 17  pacientë.

Kujtojmë se në dy javët e fundit ka pasur rritje enorme të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas Institucioneve, të cilat vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinimi, ata që tashmë kanë marrë dy dozat e vaksinës po e kalojnë më lehtë infeksionin.