Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Spanjë, regjistrohen afro 2 mijë raste të reja

Në Spanjë në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 880 raste të reja me virusin COVID-19, duke e rritur në total numrin e të infektuarve në këtë shtet në 264,663 dhe është shteti i dytë në botë për nga numri i të prekurve, pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas Worldmeter, në 24 orët e fundit gjithashtu janë regjistruar edhe 143 vdekje nga virusi, duke e çuar numrin e të vdekurve 26,621.

Kurse numri i të shëruarve në total në shtetin spanjoll është 176,439, ndërsa numri i rasteve aktive është 61,603.

Pas Spanjës, për nga numri i të prekurve me virusin COVID-19, renditen Britania e Madhe, Italia, Rusia dhe Franca.