Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Francë

Të martën Franca regjistroi një rritje të shtrimeve në spital me COVID-19, pas rritjes së rasteve të reja të infeksioneve.

Ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi se në 24 orët e fundit 618 pacientë me COVID-19 u shtruan në spitale, duke çuar në 12,714 numrin e përgjithshëm të të hospitalizuarve.

Kjo është rritja e dytë më e lartë pas rritjes në muajin prill, kur numri i pacientëve në spitale në Francë ishte mbi 30 mijë e 600.

Ditë më parë, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se vala aktuale e pandemisë në Francë mund të ketë pikun në janar të vitit të ardhshëm.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 119 mijë viktima nga koronavirusi./REL