COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë

461 raste të reja me COVID-19 janë shënuar sot në Kosovë nga 3.138 mostrave të marrura në terren nga ShSKUK përderisa dje ishin shënuar 368 raste me COVID-19.

Shifra e sotme po ashtu shënon numrin më të lartë të infektimeve ditore që nga fillimi i vitit 2021.

IKShPK ka njoftuar se 319 persona të tjerë kanë shëruar përderisa tre persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot”, thuhet në njoftim.

Instituti ka apeluar qytetyarët të respektojnë masat anti-COVID.