Ilustrim

Thellohet kriza e Coronavirus në Kosovë

Numri i rasteve aktive të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë është rritur.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, me rezultatet në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive është 2,762.

Ndërkaq një ditë më parë, numri i rasteve aktive me coronavirus ka qenë 2,675.

Sipas të dhënave të fundit, janë shënuar 241 raste të reja dhe janë shëruar 143 pacientë.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.