Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 166 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 55 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, prej tyre një rast në Klinikën Infektive dhe një rast në Spitalin e Pejës.

Numri i rasteve aktive  në Kosovë ka shënuar rritje, pasi ka shkuar në total në 2 mijë e 62, përderisa një ditë ma parë kanë qenë 1,953 raste.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive.

Numri total i rasteve positive në Kosovë është 17 mijë e 757 raste nga 86 mijë e 98 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste.