Protestuesit serb në Jarinjë - FOTO KALLXO.com

Rritet numri i qytetarëve në afërsi të Jarinjës

Numër i madh i qytetarëve shihet në orët e pasdites së sotme të cilët janë duke qëndruar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë pra në zonën e bllokuar nga automjete të rënda.

Në po të njëjtin vend janë rikthyer edhe pjesëtarët e EULEX-it, të cilët nga afër po monitorojnë gjendjen në këtë zonë.

Mëngjesin e sotëm nuk ka pasur qytetarë shumë. Ata janë shtuar kohë pas kohe ndërsa ardhja e tyre po bëhet nga rruga prej Leposaviqit deri në afërsi të Jarinjës.

Policia në vazhdimësi po qëndron në këtë zonë ndërsa siç mëson KALLXO.com në disa raste kanë shqiptuar vërejte për qytetarët të cilët kanë shprehur sjellje të ndryshme karshi zyrtarëve policorë.

Kjo gjendje është zhvilluar pak kilometra më poshtë se pika kufitare Jarinjë, ku është vendosur kordoni i parë i autoblindave të Policisë.

Në anën tjetër, KALLXO.com raportoi gjatë ditës edhe për vëzhgimin e Xhandarmërisë serbe të situatës së krijuar në Jarinjë.

Foto: KALLXO.com