Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, katër prej tyre në respiratorë

Spitali Rajonal i Gjakovës ka njoftuar për gjendjen e pacientëve, të cilët po marrin trajtimin për COVID-19.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit, 132 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ku nga ta janë të konfirmuar 112.

80 pacientë janë duke marrë trajtim me oksigjeno-terapi për shkak të gjenjes së tyre, kurse 4 pacientë janë në respiratorë.

1 pacient po trajtohet me CPAP maskë.

Gjatë ditëve të fundit, në Kosovë, është shënuar rekord i vdekjeve ditore nga COVID-19.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe rekord rastesh ditore.

Rritet numri i të vdekurve me COVID-19, bie numri i të vaksinuarve gjatë ditës