Rritet numri i nxënësve në shkolla fillore, zvogëlohet në shkolla të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar të dhënat statistikore për vitin shkollor 2020/21 në Arsimin Parauniversitar.

Në institucionet parashkollore, parafillore dhe shkolla fillore në Kosovë numri i nxënësve është rritur për rreth 5 mijë. Ndërsa në shkollat e mesme numri i nxënësve është zvogëluar.

Në vitin shkollor 2020/21 janë të regjistruar 335270 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2019/20  ky numër ka qenë 229,338.

Arsimi parafillor që përfshinë moshat nga 0 deri në 5 vjeç ka 9038 nxënës, ndërsa në vitin 2019/20 kanë qenë të regjistruar 4,164 fëmijë.

Në institucionet parafillore këtë vit janë të regjistruar mbi 400 nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar që kanë qenë 21,660, ndërsa tani janë 22,141 fëmijë të regjistruar në këto institucione.

Në shkollat fillore ndjekin mësimin 229.704 nxënës, mbi 300 më shumë se në vitin shkollor 2019/20 që kanë qenë 229,338 nxënës.

Numri i nxënësve ka rënë për rreth 100 në  shkollat e mesme në të cilat këtë vit janë duke mësuar 74,387, në krahasim me vitin e kaluar që kanë mësuar 74,427 nxënës.

Numri i vajzave në shkollim është rritur për rreth 2400, ndërsa numri  djemve për rreth 3200.

96% e nxënësve janë me përkatësi etnike shqiptarë, Ndërkaq, numri më i vogël i nxënësve është nga komuniteti kroat me 23 nxënës që nuk ka ndryshuar me vitin e kaluar.

Në Kosovë janë gjithsej 1058 institucione edukative – arsimore publike dhe 6 prej tyre janë shkolla speciale, në të cilat mësojnë 307 nxënës.

23,173 mësimdhënës janë të punësuar në institucionet arsimore në vend, rreth 60 më pak në krahasim me vitin e kaluar sa kanë qenë  23,234.