Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, Foto: KALLXO.com

Rritet numri i bursave për studentët e Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se me vendim të kryetarit të komunës, Imri Ahmeti është rritur edhe për 40 numri i përfituesve të bursave për studentët e vitit akademik 2020/2021.

Siç njofton komuna,  rritja  është bërë nga 80 sa ishte planifikuar në 120 përfitues, ku secili do të fitojë bursë në vlerë prej 500 euro.

“Kjo rritje është mirëpritur nga studentet e Komunës së Lipjanit duke e pasur parasysh edhe gjendjen financiare të rënduar për shkak të pandemisë COVID-19, në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

Konkursi për bursat e studentëve të Lipjanit ishte anuluar, ndërkaq së fundi është rishpallur.