Foto: Liqeni i Përlepnices/Facebook

Rritet niveli i ujit në liqenin furnizues të Gjilanit

Koha me shi ka ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Përlepnicës prej nga furnizohen me ujë banorët e Gjilanit.

Nga 12.20 metra sa ka qenë dje, sot niveli i ujit është ngritur në 13.30 metra, ka thënë për KALLXO.com Muhamet Suliqi nga kompania e ujësjellësit “Hidromorava”.

Në dhjetor, niveli i ujit në këtë liqen kishte arritur pikën më të ulët në 7.30 metra.

Suliqi thotë se janë ende me reduktime për shkak se niveli i ujit ende nuk është stabil.

“Niveli i ujit është rritur në 5. 40 metra, minimumi ka qenë 7.30, dje ka qenë 12.70 ndërsa sot është 13.30”, tha Suliqi për KALLXO.com.

Ai tha se nevojiten edhe 18 metra të rritet niveli i ujit, por ende mesatarja nuk është rritur.

“Nevojiten edhe 18 metra për me u arritë niveli maksimal 30.3 sa duhet me qenë, ende mesataren nuk e kemi arritur”, u shpreh ai.

“Kemi edhe burimet tjera, puset në Letnicë ku e kemi edhe fabrikën atje, burime tek Guri i Hoxhës. Tash është më mirë gjendja, jemi ende me reduktime për shkak se rritja e sasisë së ujit nuk është stabile”, theksoi ai.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.