Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP)  ka njoftuar se është rritur niveli i ujit në dy liqenet që furnizohet Prishtina.

Sipas KRU Prishtina, Batllava ngritet për 90 centimetra e Badoci për 20 centimetra.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP)  njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në komunikatë.

Sipas kompanisë së ujësjellësit, rritja e nivelit të ujit ka ndodhur pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave.

Po ashtu, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, ka kujtuar se, në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.