Rritet niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc pas reshjeve të fundit

Është ngritur niveli i ujit në dy liqenet që monitorojnë atë të Batllavës dhe Badovcit pas reshjeve të fundit.

Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas kompanisë ngritje më e madhe është shënuar në Liqenin e Batllavës.

“Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 626.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimamle.Nga java e kalaur, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, kurse ngritje më e theksuar është në liqenin e Batllavës prej 1.61 metra,” thuhet në komunikatën e ujësjellësit.

Tutje kompania ka kërkuar nga qytetarët që ujin ta shpenzojnë në mënyrë racionale për t’i ruajtur këto burime.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.