Përmbytjet në Rahovec, Foto: Smajl Latifi/ Facebook

Rritet niveli i 'Drinit të Bardhë' dhe përmbyten tokat bujqësore në Rahovec

Niveli i ujit në lumin “Drini i Bardhë” është rritur pas reshjeve të shiut dhe si pasojë tokat bujqësore në disa fshatra të komunës së Rahovecit janë përmbytur.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se ka pasur përmbytje të tokave bujqësore të mbjella me grurë në fushë të hapur si dhe nën ujë janë disa serra me prodhime të gatshme për treg.

“Po e shohim nga afër se si niveli i ujit në Drinin e Bardhë është rritur shumë nga reshjet e shiu dhe për shkak të prurjeve të mëdha, kemi përmbytje të tokave bujqësore të mbjella me grurë në fushë të hapur, si në: Gexhë, Xërxë, Malësi e Vogël, Krushë e Madhe, Çifllak, e nën ujë janë edhe një numër i serrave afër Drinit, me prodhime të gatshme për treg, si: spinaq, qepë, sallata, lakër etj.”- ka shkruar ai.

Tutje kryetari i kësaj komunë ka njoftuar se Drejtoria për bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të bëjnë regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Përmbytjet në Rahovec, Foto: Smajl Latifi/ Facebook
Përmbytjet në Rahovec, Foto: Smajl Latifi/ Facebook
Përmbytjet në Rahovec, Foto: Smajl Latifi/ Facebook

Vendbanime nëpër disa rajone të Kosovës po përballen me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut aktualisht në vend.

Ndërkohë, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka deklaruar reshjet e shiut me intensitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar 2023.

“Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit” – thuhet në njoftimin e IHMK-së të publikuar në Facebook.