Rritet në 55 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka njoftuar se numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Izmir ka shkuar në 55, raporton Agjencia e Lajmeve Anadolu.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të premten Izmiri u trondit nga tërmeti 6.6 shkallë.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka deklaruar që ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti i së premtes.