Rritet në 54 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Edhe një viktimë është regjistruar nga COVID-19 sot në Kosovë.

Për këtë rast nuk ka ndonjë njoftim paraprakisht nga institucionet e shëndetësisë, përveç ngritjes së numrit të statistikave në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga 51 sa ishin dje në 54.

KALLXO.com gjatë ditës ka raportuar edhe për dy raste të tjera të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se edhe një qytetar nga kjo komunë, ka vdekur sot në Klinikën Infektive në Prishtinë pasi ishte prekur nga COVID-19.

Gjithashtu, sot është bërë e ditur se në mbrëmjen e së martës kishte vdekur një 82-vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 54.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2991 raste pozitive, 1644 janë shëruar, e 1293 është numri i rasteve aktive.