Rritet edhe më shumë numri i rasteve me COVID-19 në ShBA

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rritet dita-ditës duke bërë që ky vend të jetë më i prekuri momentalisht.

Sipas Worldometers, gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi 287 raste të vdekjes, ndërsa numri total i vdekjeve është 26,334.

618,893 është numri total i rasteve të prekura në ShBA, kurse gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi pesë mijë raste të reja.

Në ShBA janë kryer mbi 3 milionë teste në të gjithë vendin.

Në botë numri i rasteve të prekura deri më sot është mbi 2 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 129,958.