COVID-19, LAJM I FUNDIT

Rriten rastet pozitive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

IKSHPK ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e795 raste nga 42 mijë e 136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 mijë e 411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 19.