COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Rriten rastet me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 986 testime, 177 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimi, 13 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa asnjë person nuk ka përfunduar i vdekur.

Ministria ka njoftuar se gjithsej janë 486 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu, të vaksinuar në 24 orë janë vetëm 70 persona, përderisa me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 426 persona, me atë të dytën 823 mijë e 716 dhe me të tretën 103 mijë e 203 persona.