CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rriten rastet me COVID-19, 92 të infektuar për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 92 qytetarë nga 3,788 testime.

MSh njofton se nuk ka vdekur asnjë qytetar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15,221 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428,818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146,215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 442.