COVID-19 - KALLXO

Rriten rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, të infektuar në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë infektuar  142 persona duke e cuar numrin e rasteve pozitive në 5877 Sipas Ministrisë janë shëruar 101  persona ndërsa kanë vdekur 139  të tjerë.

Dje kanë qenë të infektuar 118 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.

Sipas IKShPK gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.