Rriten rastet e infektimit me COVID-19 në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar edhe 98 raste të reja me COVID-19, ndërsa 37 të tjerë janë shëruar.

tutje, bëhet e ditur se komuna e Prishtinës prin për nga numri i rasteve, 37 të regjistruara brenda 24 orëve, pas saj është Vushtrria me 10 raste të reja të infektimit.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ëshë komuna me më së shumti raste të infektimit me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.