Rriten për 30 euro pensionet jo kontribut dhënëse

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami në një konferencë për media ka bërë të ditur se për tre muaj personat që e kanë pensionin nën 100 euro do të marrin 30 euro shtesë.

“Për pensionerët do të ketë rritje prej 30 eurosh për tre muaj. Pra, nëse një pensionist e ka 70 euro do t’i merrë 100 euro, këtë shumë prej 30 eurosh do ta marrin të gjithë pensionistët që e kanë pensionin nën 100 euro”, tha Bajrami në konferencë bashkë me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Kurse, Hoti tha se në këtë masë përfshihen të gjitha pensionet që janë nën 100 euro dhe shuma në total është 13.5 milionë euro.

Në këtë konferencë po ashtu janë prezantuar edhe disa masa të reja në kuadër të vendimit të Qeverisë për planin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Qeveria miraton masat për rimëkëmbje në vlerë prej 222.4 milionë euro

.