Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rriten ndjeshëm rastet aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive në Kosovë është duke u rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Sot, Instituti i Shëndetësisë Publike i ka raportuar 1 mijë e 637 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme ky institut i ka raportuar 1 mijë e 572 raste aktive, ndërsa para dy ditësh janë raportuar 1 mijë e 485 raste aktive.

Me datën 16 tetor janë raportuar 1 mijë e 393 raste aktive, kurse numri i rasteve aktive me datën 15 tetor ka qenë 1 mijë e 333.

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke i bërë përgatitjen për përballjen me valën e dytë të COVID-19.

Kryeministri Hoti ka njoftuar se duhet të ketë solidaritet të plotë, në mënyrë që të evitohet mbyllja totale.

Ai ka treguar për hapat që janë marrë deri më tani për t’u përgatitur në këtë përballje të re. Është rritur numri i shtretërve, është rritur kapaciteti i testimeve si dhe në shkolla është rritur dukshëm kontrolli.

Hoti: Na duhet solidaritet për ta evituar mbylljen totale