Rripi i dorës që i tregon shefit tuaj nëse jeni të mërzitur

Në shikim të parë ky rrip dore prej gome mund të duke si matës i rrahjeve të zemrës kur jeni duke ushtruar.

Por, teknologjia që mund të vishet, e quajtur ‘Moodbeam’(binar humori), nuk është për monitorim të gjendjes fizike, por, i bënë të mundur shefit tuaj të kuptojë gjendjen tuaj emocionale, shkruan BBC

Pajisja që lidhet me një aplikacion në telefon, ka dy butonë, një të verdhë dhe një të kaltër.

Ideja është se, ju shtypni butonin e verdhë nëse jeni duke u ndjerë i lumtur, dhe të kaltrin nëse jeni të pikëlluar.

Kjo pajiisje ka synim kompanitë që duan të monitorojnë mirëqenien e stafit që janë duke punuar nga shtëpia, ideja është që punonjësit inkurajohen të vënë rripin (ata mund edhe të refuzojnë), dhe të shtypin butonin që e shohin të nevojshëm gjatë ditëve të punës.

Menaxherët pastaj mund të shohin në një tabelë online si po ndihen punonjësit.

Teksa shefat nuk janë në gjendje të shihen fizikisht me ekipin e tyre, Moodbeam është shpresa për kapërcim të kësaj zbrazëtie.

“Bizneset po përpiqen të qëndrojnë të lidhur me stafin që punojnë nga shtëpia. Këtu ata mund të pyesin 500 anëtarë: ‘A jeni mirë? pa e përdorur telefonin”, tha bashkëthemeluesja e kësaj pajisje, Christina Colmer Mchugh.

Ajo si fillim erdhi me këtë ide për produktin pasi kuptoi se vajza e saj kishte probleme në shkollë, dhe ajo donte një mënyrë që fëmija i saj t’ia bënte me dije si po ndihej. Rripi i dorës për herë të parë u ofrua për shitje në vitin 2016.

Teksa shumë fëmijë, sidomos adoleshentë, me shumë gjasa nuk e pranojnë idenë e detyrimit të shtypjes së një butoni në një rrip dore për tu treguar prindërve se çfarë po bëjnë, sa është e mundur që punonjësit të bëjnë diçka të tillë për shefat e tyre?

Ms Colmer McHugh, firma e së cilës është e bazuar në Hull, thotë se shumë prej tyre janë të lumtur me këtë “Ne u larguam nga të dhënat anonime në prova të identifikueshme, pasi provat treguan se njerëzit duan të identifikohen”, tha ajo.

Një organizatë që tashmë po e përdor këtë aplikacion është shoqata e bamirësisë “Mendje guximtare” në Britani.

“Një punonjës i ekipit nuk po ndihej rehat, i ngarkuar me shumë punë, dhe duke e mos e ditur se “çfarë ishte duke ndodhur”, thotë Paddy Butt “Kjo nuk është diçka që ai do e thoshte, dhe ne nuk do e kishim ditur po të mos i kishim të dhënat”.