Rrihen tifozët në një ndeshje basketbolli në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbollistike në Prishtinë, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.