Qendra e Azilit, Lipjan. 01 Prill 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Rrihen mes vete tre emigrantë në Qendrën e Azilit, përfundojnë në QKUK

Tre emigrantë janë rrahur në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Sipas Policisë së Kosovës, dy nga të dyshuarit janë shtetas algjerian dhe një maroken.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:53.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.