Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrihen mes vete një burrë e një grua në Obiliq

Një burrë dhe një grua në fshatin Plemetin të Obiliqit janë arrestuar pasditen e djeshme nga ana e policisë.

Sipas policisë arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete, duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime trupore.

Dy të dyshuarit si pasojë e rrahjes kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.