Ilustrim

Rrihen mes vete katër burra në Loxhë të Pejës, përdorin edhe armë

Në fshatin Loxhë të komunës së Pejës disa persona janë rrahur në mes vete.

Në këtë rrahje është përdorur edhe një armë zjarri.

Policia e Kosovës, për këtë rast, ka arrestuar katër burra, në mesin e tyre një të mitur.

Gjithashtu, një grua e përfshirë në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.