Ilustrim

Rrihen mes vete e arrestohen nga Policia, babai me dy djemtë

Babai me dy djemtë e tij, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas ishin rrahur mes vete. Rasti, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme në komunën e Malishevës. Policia e Kosovës njofton se, janë arrestuar të tre personat e përfshirë në incident, babai me dy djemtë. Me vendim të Prokurorit, siç njofton Policia, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.