Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

Rrihen mes vete dy të burgosur në Burgun e Dubravës

Në Burgun e Dubravës, një i burgosur ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi sipas Policisë së Kosovës, i njëjti është sulmuar dje nga një i burgosur tjetër.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i burgosur pasi njëjti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i burgosur. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të Policisë.