Rrihen mes vete burrë e grua në Drenas

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas mëngjesin e së shtunës.

Sipas Policisë së Kosovës, është raportuar se dy të dyshuar (bashkëshortë), janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Atyre u është ofruar tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.