Ilustrim

Rrihen 4 persona në Pejë për një shtyllë elektrike

Katër persona në Pejë janë përfshirë në një rrahje, pas një mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike.

Policia më pas i ka arrestuar katër të dyshuarit dhe tre prej të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje është bërë e ditur se po ashtu janë shkaktuar dëme edhe në kamionin e njërit prej të dyshuarve.

Policia shtoi se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në ora 12:26.