Rrëzohet përtokë shenja e komunikacionit

Shenja e komunikacionit, e cila lajmëron stacionin ku ndalet autobusi, në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, është jashtë funksionit.

Në disa fotografi të dërguara në adresë të KALLXO.com, shihet kjo shenjë e rrëzuar përtokë.

Kjo shenjë e komunikacionit ka qenë e vendosur në rrugën “Hyzri Talla”, pak metra larg vendit ku ndalet autobusi në lagjen “Bregu i diellit”.