Rrëzohet një fëmijë nga shkallët e klinikës së Kirurgjisë në QKUK

Një fëmijë sot rreth orës 11:30 është rrëzuar nga shkallët e një klinike në QKUK në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se rasti ka ndodhur në Klinikën e Kirurgjisë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se fëmija ka pësuar lëndime trupore.

Policia ka demantuar raportimet se fëmija është rrëzuar nga shtrati ku kishte qenë i shtrirë në klinikën e Pediatrisë.

Sipas policisë, në kohën e rrëzimit fëmija ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari.

“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci.

KALLXO.com ka provuar që të kontaktojë edhe me mjekun kujdestar në Emergjencë dhe me drejtorin e Emergjencës, Basri Lenjani, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e publikimi të këtij artikulli.