Rrëzohet nga motori i ujit, mbytet 33-vjeçari te Gjiri i Lalëzit
28.7.2019 - 19:49
Një djalë nga Tirana humbi jetën pasi teksa ka qenë duke bërë xhiro në det me motor ujë është rrëzuar dhe është mbytur
Ngjarja u regjistrua sot në mesditë në Gjirin e Lalëzit.
“Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motor ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë” informon policia e Durrësit.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./RTK