Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëzohet nga biçikleta, dërgohet në QKUK

Një person është lënduar rëndë në Prizren përderisa ngiste biçikletën, njofton Policia e Kosovës.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Rasti ka ndodhur paraditen e së dielës.

Pas konsultimit me Prokurorin, rasti vazhdon të hetohet.