Rrëzohet në vendin e punës, përfundoi në QKUK

Një person përderisa ka qenë duke punuar, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në kokë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Komunën e Graqanicës.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor ndërsa rasti po hetohet.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë.