Arkiv Ilustrim / Siguria në Punë - FOTO - Naim Krasniqi - Kallxo.com

Rrëzohet gjatë punës një person në Fushë Kosovë, arrestohet pronari i firmës

Një person nga Fushë Kosova është rrëzuar gjatë punës nga objekti dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit policor viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në anën tjetër policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e firmës në të cilën ka qenë duke punuar viktima.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40.