Rrëzohet avioni në festën e zbulimit të gjinisë së foshnjes

Plani për zbulimin e gjinisë së fëmijës përmes balonave, shkaktoi rrëzimin e një avioni në Teksas, raporton CNN.

Piloti i avionit në një lartësi të ulët, ishte pjesë e një plani për zbulimin e gjinis së fëmisë së mikut  për  të tij.

Piloti hodhi nga aeroplani 350 gallona ujë rozë, por që ishte “shumë i pafuqishëm” dhe menjëherë u ndal.

Ai nuk u lëndua në përplasjen në  Teksasi, rreth 100 milje në juglindje të Amarillo, pasagjeri tjetër i aeroplanit pati lëndime të lehta.

Avioni ishte krijuar për të bartur vetëm një person, thuhet në raport.

Ky incident nuk është i fundit që gjatë zbulimit të gjinisë ka shkuar keq.

Në tetor, një familje në Iowa pa dashje ndërtoi një bombë tub për një festë që shpërtheu dhe vrau një të moshuar.

Vitin e kaluar, një agjent i patrullës kufitare jashtë detyrës u urdhërua të paguante më shumë se 8 milion dollarë në kthim pasi zbulimi i gjinisë i fëmijës së tij shkaktoi një zjarr pyjor në Arizona.

 

Përgatiti-Xheneta Murtezaj