Rrëzohet avioni i pasagjerëve në Afganistan

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në lindje të Afganistanit, raporton BBC.

Avioni zbriti në rrethin Deh Yak të Ghazni, në jug perëndim të Kabul, tha një zëdhënës krahinor për mediat lokale.

Avioni u rrëzua dhe përfshi në zjarr për shkaqe teknike, tha zëdhënësi.

Avioni fillimisht u raportua se i përkiste Ariana Airlines por ata tani e kanë mohuar këtë.

Nuk ka të dhëna ende nëse ka viktima.