Foto: REL/AP

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Kroaci, dy të vdekur

Dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten (7 maj) pas rrëzimit të një aeroplani trajnues ushtarak afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci.

Aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e anëtarëve të vdekur të Forcave Ajrore.

“Është një humbje e tmerrshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për miqtë dhe kolegët e Forcave Ajrore Kroate, si dhe për Forcat e Armatosura Kroate”, shkroi Milanoviq.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq dhe zyrtarë të tjerë, kanë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët ende nuk kanë njoftuar se cilat kanë qenë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit./REL