Rrëzohet aeroplani me 500 kilogramë kokainë

Një aeroplan i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në shtetin oqeanik Papa Guinean e Re.

Sipas Policisë kjo ndodhi pasi që aeroplani ishte mbingarkuar me kokainë, që destinacion kishte tregun australian. Oficerët e Policisë kanë thënë se “lakmia” e bandës dhe mbingarkimi me kokainë ka ndikuar në rrëzimin e aeroplanit, raporton BBC.

Besohet se aeroplani kishte rreth 500 kilogramë kokainë me vlerë afro 57 milionë dollarë, kur u rrëzua.

Kokaina e gjetur nga Policia ishte e ndarë në 28 çanta, kurse janë arrestuar pesë persona dhe të gjithë besohet që janë anëtarë të grupi kriminal të organizuar, që ishin nën mbikëqyrje të Policisë gati dy vite.