Rrëzohen skelet e ndërtesës, vdesin dy punëtorë në Tiranë

Rrëzimi i skelës në një pallat 10-katesh në Tiranë shkaktoi vdekjen e dy punëtorëve dhe plagosjen rënde të dy të tjerëve.

Konstruktimi metalik zuri poshtë punëtorët dhe trupat e pajetë të tyre u nxorën pas disa minutash nga shërbimet zjarrfikëse.

Trupat e pajetë të punëtorëve O.K. 36 vjeç dhe E.B. 31 vjeç, u nxorën nga rrënojat më shumë se 1 orë pas ngjarjes ndërkohë që ekspertë të mbërritur në vendngjarje nisën hetimet.

Ndërkohë të plagosurit G.B. 44 vjeç dhe E.L. 34 vjeç po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Policia shoqëroi menjëherë administratorin e punimeve i cili po merret në pyetje ndërkohë që sipas dëshmitarëve gjatë ditës së premte punëtorët kanë qenë duke punuar në katin e fundit të pallatit.

Hetimet janë fokusuar në kushtet e sigurisë në punë si dhe po verifikohet procedura e ndjekur në instalimin e skelës.