Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëzohen nga lartësia dy turistë të moshuar në Shqipëri, ndërhyn policia me helikopter

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në perfieri të Tiranës, dy turistë kanë rënë nga lartësia derisa po eksploronin natyrën.

Siç bëhet e ditur, D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç u rrëzuan në një zonë me terren shumë të vështirë dhe për shpëtimin e tyre u angazhua edhe një helikopter.

Punën për nxjerrjen e turistëve e organizuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Pas ndërhyrjes, së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 personave të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës./ABCnews.al.