Rrëzohen "kungjat" e Shpend Ahmetit

Pengesat për ndalimin e parkimit në trotuare janë rrëzuar në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com në të cilat shihen të rrëzuara katër shtylla anti-parking, duke lehtësuar kështu parkimin e automjeteve.

Në pamje shihet se një veturë është parkuar në këtë trotuar, përkatësisht afër parkut rekreativo-sportiv.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që nga fillimi i qeverisjes është njohur për vendosjen e barrierave në rrugë duke mos lejuar parkimin e veturave në trotuare dhe ndalimin e këmbësorëve për kalimin e rrugës në vende të ndaluara.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.